Vendosni fjalën kyçe....

Biznesmeni Elman Abule del nga SPAK pas 4 orësh


Biznesmeni Elman Abule ka përfunduar marrjen në pyetje në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) pas rreth 4 orësh.

Ai u largua nga ambientet e SPAK pa dhënë asnjë deklaratë për mediat, ndërsa ende nuk dihet saktësisht për çfarë është pyetur nga prokurorët.

Abule ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, pasi po hetohet për pastrim parash në dosjen “Veliaj”.