
Nja tragjedi e rëndë ka ndodhur në Koçan të Maqedonisë së Veriut ku 59 persona kanë humbur jetën pasi një diskotekë u përshi nga flakët në orët e para të mëngjesit.
Përveç viktimave, 155 persona janë lënduar nga flakët, sipas Ministrisë së Brendshme të vendit fqinj, që citohet nga Alsat.
Shkaku i saktë i zjarrit do përcaktohet pas hetimeve megjithatë autoritetet dyshojnë se mjetet piroteknike të përdorura brenda diskotekës gjatë koncertit e kanë shkaktuar shpërthimin e flakëve.
Brenda diskotetës dyshohet se ka pasur mbi 1500 persona në lohën e tragjedisë. të lënduarit janë dërguar në spitalet e Koçanit dhe Shtipit.
Autoritetet e vendit fqinj kanë ndaluar të gjithë personat që mund të kenë ccfarëdolloj lidhjeje me ngjarjen. Ngjarja fatale ka ndodhur mbrëmë në orën 3 të mëngjesit, kurflakët përfshinë diskotekën Pulse.
Viktimat e tragjedisë nga zjarri në diskotekë në Maqedoninë e Veriut të moshave 14-24 vjeç
Pjesa dërrmuese e 51 viktimave nga zjarri në një diskotekë në Maqedoninë e Veriut janë të moshave 14-24 vjeçare, ka pohuar drejtoresha e spitalit të Koçanit, shkruan Alsat.
Sipas Kristina Serafimovas, në spitalin e Koçanit po mjekohen vetëm të lënduarit lehtë, ndërsa të tjerët janë dërguar në spitalet e Shkupit dhe Shtipit.
Ajo pohoi se viktimat kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa të lënduarit përveç djegieve kanë pasur probleme edhe me asfiksinë nga tymi.
Zjarri shpërtheu në diskotekën Pulse në Koçan, rreth orës 3 të mëngjesit ndërsa dyshohet se u shkaktua nga fishekzjarret e përdorura në koncert.