Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet një 46-vjeçar në Tiranë, i dënuar me mbi 7 vite burg për prodhim dhe shitje narkotikësh


Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Ndalesa”, duke arrestuar Florian Buçkën, 46 vjeç, i shpallur në kërkim. Ai ishte dënuar me 7 vjet e 3 muaj burg për “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në burg”.

Kapja u bë në rrugën “Ali Demi” nga Policia e Komisariatit Nr. 1 në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve. 

Njoftimi:

Tiranë/Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndalesa”

Kapet dhe ndalohet 46-vjeçari i dënuar me 7 vjet e 3 muaj burgim për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh dhe “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve në burg”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ndalesa”.

Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën “Ali Demi”, në bashkëpunim dhe me Seksionin e Narkotikëve u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:
– Florian Buçka, 46 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 7 vjet e 3 muaj burgim për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh dhe “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve në burg”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.