Vendosni fjalën kyçe....

Rama ironizon koalicion e PD-së në zgjedhje: Baule me rraqe, ne do kemi djem e vajza të reja


Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me gratë dhe vajzat socialiste nuk ka lënë mënjanë politikën e ditës.

Ai ka komentuar koalicionin opozitar të drejtuar nga Partia Demokratike e cila synon ta mundë atë në zgjedhjet parlamentare të 29 majit.

Ai e quajti koalicionin baule me rraqe dhe e vetmja gjë madhështore janë mustaqet e Kujtim Gjuzit.

Rama tregoi se në listat e mbyllura do përfshijë vajza e djem të rinj.

“E vetmja gjë madhështore që shoh në anën tjetër janë mustaqet e Kujtim Gjuzit në atë baule me rraqe. Ne burrat, ata që kanë marrë nga PS mandate, do t’i hedhim në fushë që të meritojnë mandate ndërsa gratë do t’i ndajmë në 2 pjesë, në ato që do të jenë nikoqiret e gjithë procesit të 4 viteve të ardhshme e do të marrin përfaqësimin e PS me mbështetjen e të gjithëve ne në listat e mbyllura, edhe ato që do të jenë në listat e hapura. Në listat e mbyllura do të ketë djem e vajza që janë forca e një Shqipërie që sheh përtej 2030” – deklaroi Rama.