
Kryeministri Edi Rama njoftoi ditën e sotme në ceremoninë e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet se do jetë ai drejtuesi i fushatës për Tiranën.
Kjo vjen si duket pas arrestimit të Erion Veliajt.
Rama tha se me zhvendosjen e Erion Braçes në Tiranë të dy së bashku do i japin më 11 maj Partisë Socialiste në Tiranë numrin më të madh të deputetëve që ka parë ndonjëherë.
“Pas blerjes më të re në Tiranë të Erjon Braçes jam i bindur që çdo kuti votimi, çdo lagje të do jetë mavi. Pas asaj që ndodhi dje do më duhet edhe mua të rri këtu në Tiranë. Në 11 maj do t’i japim PS-së në Tiranë numrin më të madh të deputetëve që ka parë ndonjëherë”, tha Rama.