Vendosni fjalën kyçe....

“Nga 60 ministra që kam pasur, vetëm 6 kanë pasur probleme me drejtësinë” – Rama


Kryeministri Rama komentoi arrestimin e kryebashkiakut socialist të Tiranës Erion Veliaj duke thënë PS-ja ka çliruar drejtësinë për të bërë detyrën e saj.

Teksa iu përgjigj komentuesve në serinë e bashkëbisedimeve me qytetarët në Facebook, ai tha se ka pasur rreth 60 ministra në qeveritë e tij dhe vetëm 6 ish-ministra kanë pasur apo kanë probleme me drejtësinë.

Kreu i qeverisë theksoi se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen dhe se cilido që kërkon pushtet duhet të dalë në sheshin e mejdanit duke marrë pjesë në zgjedhje.

“PS-ja e ka çliruar drejtësinë për të bërë pikërisht atë gjë që po bën. Për të luftuar korrupsionin në të majtë e të djathtë. Kam pasur rreth 60 ministra, nuk bëhen as 6 ish-ministra që kanë pasur apo kanë pasur probeme me drejtësinë, do ishte më mirë që të mos ishte asnjëri, që të ishte si më parë, që të mos luftohej fare korrupsioni, që të mos ia shihnim derën negociatave për në Bashkimin Evropian. Mund të jeni kundër meje dhe kundër qeverië po arsyeja pse nuk keni fituar dhe nuk do fitoni kurrë është se nuk dini të ndani atë që është e Cezarit dhe atë që është e Zotit. Cilën dorëhqje kërkoni, timen? Pse? Apo pse e kemi sjellë Shqipërinë në pozicione ku s’ka qenë kurrë më parë, apo se në 2030-ën do e ngjisim në majën që e kanë aspiruar të gjithë paraardhësit e parardhësit eparaardhësit tanë. Kush do të qeverisë, bujrum. Hajdeni në sheshin e mejdanit. Unë llogaritë i kam me historinë, për këtë rri këtu. S’kam asnjë arsye tjetër të rri këtu.”­ – tha Rama.