Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi reagon për arrestimin e Veliajt dhe i thotë Ramës se është radha e tij


Monika Kryemadhi ka reaguar për arrestimin e Erion Veliajt.

Kryemadhi ka shpërndarë një reagim të Edi Ramës të vitit 2018 në të cilin ai përmende me ironi Monika Kryemadhin e cila në atë e cilësonte Bashkinë e Tiranës si uragan korrupsioni.

Ajo më tej i thotë kryeministrit se është radha e tij pasi Monika ja ka bërë benë.

Shakaja sado e hidhur mbetet gjysma e të vërtetës. Por Monika ka lajmëruar e para uraganin e korrupsionit që ka pushtuar Bashkinë e Tiranës dhe qeverinë. Uragan që sot i ka marrë përpara të gjithë. Edi Rama ka dashur të bëjë humor me dhimbje, por sot dhimbja e tij është e pafund se lista e arrestimeve po vazhdon. Citoje sërish Moniken, sepse ajo ta ka bërë benë, është radha jote”-shkruan Kryemadhi.