Vendosni fjalën kyçe....

Protesta para Kryeministrisë, “blindohet” godina me veshje metalike, vendosen kamera sigurie


Përgatitjet për protestën e opozitës para Kryeministrisë kanë nisur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Porta hyrëse e Kryeministrisë është blinduar me veshje metalike, ndërsa janë vendosur kamera sigurie. Po montohet podiumi ku do të mbajnë fjalën përfaqësues dhe simpatizantë të Partisë Demokratike.

Policia ka organizuar një prani të madhe forcash, me mbi 1200 efektivë, duke përfshirë ato të rendit, FNSH, Shqiponjat, RENEA dhe Gardën e Republikës, të cilët do të jenë në gatishmëri për mbarëvajtjen e protestës. Do të ketë gjithashtu 5 autobotë me ujë dhe efektivë të pajisur me maska kundragaz.

Policia ka instaluar kamera me rezolucion të lartë përgjatë bulevardit dhe do të krijohet një kordon sigurie para Kryeministrisë dhe në perimetrin rreth saj. Agjentët civilë do të monitorojnë protestën.

Në një takim të djeshëm, Drejtori i Policisë së Tiranës, Ilir Proda, dha udhëzime për ruajtjen e rendit dhe sigurimin e një proteste pa incidente, duke kërkuar nga efektivët të ruajnë qetësinë dhe të ndërhyjnë vetëm në raste të domosdoshme.