
Kryeministri Edi Rama ka cilësuar Bashkinë e Tiranës si “lokomotivë” të zhvillimit në të gjitha drejtimet, gjatë fjalës së tij në përurimin e godinave 16 dhe 17 të konvikteve në Qytetin Studenti.
Ai theksoi se ky qytet është i ndërtuar fizikisht dhe është një shembull i zhvillimit të qëndrueshëm, ku përveç përmirësimeve infrastrukturore, janë adresuar dhe zëvendësuar shëmtitë e së kaluarës, si korrupsioni dhe mangësitë institucionale.
Rama theksoi se Tirana ka potencialin të transformohet në një qytet park dhe se Bashkia e Tiranës ka kapacitetin të realizojë hapa më të mëdhenj se të tjerët, duke përfshirë gjithashtu mbështetje dhe partneritetin e vazhdueshëm nga qeveria.
“Në këtë qytet mund të shohësh fizikisht si është ndërtuar, është e jetueshme dhe e prekshmja e nesërmja, siç e shkuara është përmes një sërë shëmtirash që duhen adresuar dhe zëvendësuar.
Kto shëmti janë fizike por edhe pjesë e jetën institucionale në formën e mosmbarëvajtjes së një sërë gjërash, në formën e korrupsionit apo të gjitha atyre gjërave të cilat ne i kemi adresuar dhe vijojmë t’i adresojmë.
Njësoj siç do të jetë ky qytet i tëri një destinacion ku asgjë më nuk do të të lërë shijë të keqe të së shkuarës, kështu do të jetë edhe vendi ynë në kohën kur ne do t’i kryejmë edhe këto pak hapa e do të jemi jo thjeshtë një vend në Europë, por një vendi i Europës së bashkuar.
Tirana ka potencialin të jetë një qytet park, Bashkia e Tiranës, lokomotivë në të gjithë drejtimet, dhe mbështetja jona ka qenë dhe do të mbetet prioritare, sepse ka shumë rëndësi që partneriteti të vijojë të prodhojë sukses, sepse Bashkia Tiranë nuk është si të tjerat, është metropol i Shqipërisë, ka kapacitete për të bërë hapa më të mëdhenj se të tjerët”, tha ai.