Vendosni fjalën kyçe....

5 emigrantë azilkërkues do të kthehen në Itali, 44 të tjerët transferohen në Gjadër


Pas një dite që kaluan në Shqipëri, 5 emigrantë azilkërkues, 3 minorenë dhe 2 të sëmurë, do të rikthehen në Itali. Ata u mbërritën mëngjesin e së martës në portin e Shëngjinit me anijen e marinës italiane “Casiopea”.

44 të tjerë do të qëndrojnë në kampet e Gjadrit në Shqipëri, duke pritur vendimin e Gjykatës së Romës për vlefshmërinë e qëndrimit të tyre në Shqipëri.

Ky është kontingjenti i tretë pas pezullimit të marrëveshjes midis Shqipërisë dhe Italisë, ndërkohë që Gjykata Europiane e Drejtësisë pritet të japë vendimin përfundimtar më 25 Shkurt.