Vendosni fjalën kyçe....

I dënuar në Itali, kapet në Durrës 50-vjeçari


Një 50-vjeçar është prangosur pasi është në kërkim nga drejtësia në Itali.

Në pranga ka rënë personi me iniciale D.Gj., lindur në Shijak.

Ai është dënuar me 4 vjet e 11 muaj bur në Itali për trafik lëndësh narkotike.

Pas procedurave, pritet që i arrestuari të ekstradohet në Itali.

Njoftimi

“Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 24”. I dënuar në Itali, për 3 veprimtari kriminale, arrestohet me qëllim ekstradimin, 50-vjeçari.

Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera pas koordinimit të informacioneve me homologët e Policisë italiane, në kuadër të operacionit policor “Operacionalja 24”, u lokalizua në Durrës, u kap dhe u vu në pranga shtetasi: D.Gj, 50 vjeç, i lindur në Shijak.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Fermos, Itali, në vitin 2015, e ka dënuar me 4 vjet, 11 muaj dhe 17 ditë burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, falsifikim të dokumenteve dhe emigracion të kundërligjshëm. Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.”