Vendosni fjalën kyçe....

“Jep llogari për vjedhjen 1.3 miliardë euro” – Shehaj “arrin qëllimin”, fut ministren Balluku në “Live” (Video)


Ndërsa deputeti Agron Shehaj s’e ka lëshuar rende foltoren e Kuvendit, ministrja e Infrastrukturës i është futur në lidhjen e drejtpërdrejtë që Shehaj po bënte me telefon për ndjekësit e tij dhe qytetarët.

Pas një përplasjeje hidh e prit, Balluku u afrua dhe tha se ishte paraqityr dy herë në interpelancën e kërkuar nga Shehaj por ky i fundit sipas saj nuk ishte paraqitur.

Ndërkohë Shehaj e akuzoi Ballukun se ishte fshehur për gjashtë muaj radhazi dhe se duhet  të jepte llogari për 1.3 miliardë euro abuzim me taksat e shqiptarëve.

Pjesë nga biseda

Shehaj: “Hajde Belinda, hajde…jo jo. Këtu…këtu…këtu. Hajde se s’të bëj gjë…

Balluku: O Goni…Agron Shehaj e kishte gjithë mundësinë të dilte në interpelancë, dy herë. Ekam pritur këtu në datë 3 tetor dhe  për shkak se opozita kihste problemet e veta kur po digjnin karriget, u detyrua që të rrinte jashtë dhe për këtë arsye mori edhe raport. Kjo është e vërteta për interpelancën.

Shehaj: Mos ik Belinda, jo mashtruese si gjithmonë Belindase unë të respektiva, të dhashë mundësinë t’u flisje mbështetësve të mi. Belinda pse ikën, pse gënjen si përherë. Unë s’kam gjë për të fshehur.  Ajo gënjen, thjesht gënjen. Në korrik i kam kërkuar interpeancë për një vjedhje prej 1.3 miliardë eurosh. U zhduk. Javën e kaluar e kujtova dhe i kërkova Spiropalit për ditën e interpelacës, Belinda tha prapë jam e zënë. Gënjyen ajo dhe Spiropali dhe thanë se nuk ishte në Shqipëri  po ja ku është. I ke të gjkithë vartësit në burg Belinda. Ku e ke krahun e tjathtë. Ke vjedhur popullin më të varfër në Evropë.”