Një seri incidentesh kanë përfshirë së fundmi kompaninë ajrore amerikane Boeing.
Një inspektim pas fluturimit zbuloi një panel të humbur në një Boeing 737-800 që sapo kishte mbërritur në destinacionin e tij në Oregon jugor të premten pasi fluturoi nga San Francisko.
Aeroporti ndërpreu operacionet për të kontrolluar pistën dhe aeroportin për mbeturina, tha drejtoresha e aeroportit, dhe asnjë nuk u gjet.
Sipas një njoftimi të bërë nga Administrata Federale e Aviacionit të Shteteve të Bashkuara u tha se kishte nisur një hetim gjithpërfshirës mbi incidentin.
Gjithashtu u njoftua se avioni mbante 139 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.
Sipas mediave të huaja u njoftua se nuk kishte pasur asnjë të lënduar.