Është miratuar në Komisionin e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale marrëveshja për njohjen e kontributeve shoqërore mes Shqipërisë dhe Kroacisë.
Mbi 3000 shtetas shqiptarë, të cilët jetojnë e punojnë në Kroaci, do të përfitojnë njohje të periudhave kontributive për efekt pensioni, por jo vetëm
Zëvendës ministrja e Financave, Olta Manjani tha se së shpejti do të nisin bisedimet zyrtare dhe me Greqinë për njohjen e kontributeve mes dy vendeve.
Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado tha se në proces është dhe marrëveshja për njohjen e kontributeve me Italinë, me të cilën deri tani është dakordësuar marrëveshja teknike.
Pas kalimit në komisionet parlamentare marrëveshja do të futet në fuqi pas ratifikimit në seancë plenare në Kuvend.