Vendosni fjalën kyçe....

Ndarja nga jeta e Dwamena-s, FSHF shtyn të gjitha ndeshjet


Sulmuesi Raphael Dwamena humbi jetën sot në ndeshjen mes Egnatias dhe Partizanit, e zhvilluar për 24 minuta. Në stadiumin e Rrogozhinës kapiteni ganez i vendasve u rrëzua në tokë ku dhe pse u dërgua në spital, nuk ia doli të mbijetojë.

Për këtë Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë vendimin që të gjitha ndeshjet e Superligës të shtyhen. Sot në 17:00 do duhej të luhej Skënderbeu – Teuta dhe Vllaznia – Laçi. Edhe duelet e ditës së nesërme Tirana – Kukësi dhe Dinamo – Erzeni janë shtyrë, pasi në këto kushte nuk bëhet fjalë për futboll.