Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Vlorë, mbetet i plagosur 33-vjeçari


 

Të shtëna me armë janë regjistruar në Vlorë, ku ka mbetur i plagosur  33-vjeçari Tonin Ramaj. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia 3” në Vlore, pranë kombinatit të peshkut ku Ramaj kishte edhe shtëpinë.

Ai është qëlluar 4 herë poshtë pallatit ku banonte. 

I plagosuri është  transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën. Autori ka qëlluar në këmbë, ndërsa shërbimet e policisë kanë rrethuar zonën. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje.