Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Plani i Ramës, foltores e oligarkëve për të marrë peng PD-në nuk do realizohet, Berisha është përjashtuar


Ish-kreu i PD-së Basha deklaroi për mediat se  plani i kryeministrit Rama në bashkëpunim me oligarkët dhe foltoren e Berishës për të marrë peng PD-në nuk do realizohen.

Në një deklaratë të gjatë për mediat, ai dënoi tensionet dhe kërcënimet që sipas tij janë shkëmbyer në moment tensioni, lidhur me denoncimin për dhunë prej mbështetësve të tij ndaj deputetëve të PD-së e gazetarëve në mbledhjen e kryesisë.

“Plani i oligarkëve për të marrë peng e për të futur në thes PD-në nuk do realizohet. Plani i Ramës në negociata  me foltoren për të marrë peng PD-në nuk do ndodhë. PD-në nuk e drejton Sali Berisha, ai është përjashtuar me vendim të kryesisë. Sepse më dhimbsen demokratët dhe Shqipëria e kam treguar me veprimet e mia. Në 33 vjet kemi tre dinosaurë që kanë marrë peng vendin. Ata blejnë zgjedhje, krijojnë struktura kriminale, janë dizenjuar si non grata. E kam treguar me vepra që marr vendime në interes të shqiptarëve me aktin e 21 marsit ndaj dua t’i them çdo demokrati se do udhëhiqem nga intreresi i tyre më i mirë. Distancohem dhe dënoj me forcë çdo sjellje, në këtë rast banalitetin dhe kërcënimet që janë shkëmbyer në një moment tensioni, në veçanti kur kemi të pranishëm përfaqësues të medias që bëjnë punën e tyre. Nuk mendoj se dhuna, kërcënimet, lufta kundër mendimit ndryshe kanë vend në një demokraci.” – tha Basha.