Vendosni fjalën kyçe....

“Do i rimarrim Donbasin dhe Krimenë” – Premtimi i Zelenskyt për ukrainasit


Presidenti Vladimir Zelensky tha në fjalimin e tij të përditshëm të mbrëmjes të dielën se Ukraina do rimarrë Donbasin, i cili tashmë është pushtuar pothuajse plotësisht nga forcat ruse.

“Ne nuk kemi harruar dhe nuk do të harrojmë asnjë nga qytetet tona dhe asnjë nga njerëzit tanë.” – tha ai.

“Tani Donbasi është pothuajse i shkatërruar nga sulmet ruse, i shkatërruar. Donetsku krenar dhe i lavdishëm ukrainas u poshtërua nga pushtimi rus dhe u grabit. Por Ukraina do të kthehet. Me siguri. Jeta do të kthehet. Dinjiteti i popullit të Donbasit do të kthehet. Aftësia për të jetuar do të kthehet. Mundësia për të jetuar të sigurt dhe të lumtur.” – shtoi presidenti.

Sipas tij, këtë do simbolizojë flamuri ukrainas ‘kur ta vendosim në Donetsk, Gorlovka, Mariupol, në të gjitha qytetet e Donbassit, zonën e Azov, në të gjitha zonat nën pushtimin rus, në rajonet Kharkov, Zaporozhye, Kherson. Dhe patjetër në Krime’.

“Ukraina kujton gjithçka.” – tha Zelensky.

SHBA mund të jetë duke ndihmuar Ukrainën të përgatitet për një kundërofensivë të afërt kundër Rusisë, pretendoi Washington Post në një artikull të botuar këtë javë, duke treguar llojin e armatimit që përbën grupin e fundit të ndihmës ushtarake të premtuar për Kievin nga Pentagoni.

Muajin e kaluar, një numër zyrtarësh të lartë ukrainas sugjeruan që ushtria e vendit do të nisë një kundërofensivë në jug të vendit në gusht për të rimarrë qytetin e Khersonit.

Përgatiti për Hashtag.al, K.Manjani