Kur kanë kaluar pak më shumë se një vit nga ngjarja e ndodhur në Elbasan në javën e fundit të fushatës zgjedhore, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani pas një përplasje me armë, kanë dalë detaje të reja.
Një nga grupet që u përplasën me armë në Elbasan 4 ditë para zgjedhjeve te 25 prillit 2021, në momentin kur ndodhi përplasja me armë, i kanë vënë fillimisht pistoletën në kokë nëndrejtorit të Policisë së Elbasanit për Rendin, Nikollaq Palla.
Mësohet se këtë veprim e kanë parë të gjithë policët që ishin prezent në ngjarje dhe asnjëri nga policët nuk ka reaguar. Edhe në dëshminë e tij Nikollaq Palla nuk e ka treguar këtë fakt dhe akuzohet për deklarim të rremë dhe shpërdorim detyre.
Ndërkohë ditën e sotme Nikollaq Palla ish zv.drejtori i Policisë së Elbasanit për Rendin u la në arrest shtëpie së bashku me Alber Nushin aktualisht me detyrë Zv/drejtor për rendin e sigurinë publike në D.V.P. Berat.