Presidenti Ilir Meta, tregoi në emisionin “Çim Peka Live” se pse pranoi të zgjidhej si Kryetar Shteti në 2017 me votat e Partisë Socialiste.
Meta tha se u zgjodh vetëm që Presidenti të mos ishte i Ramës.
Në lidhje me zgjedhjen e Presidentit për katër vitet e ardhshme Meta tha se negociatat për emrin e ri janë një farsë.
“Çështja e presidentit nuk përbën një çështje negociatash por një çështje gustosh se kush do i shijoj më shumë të vetmit person që merr vendime në mazhorancën aktuale. Në 2017 bëra çdo gjë që Presidenti të mos ishte i Ramës. Për këtë arsye unë e pranova këtë detyrë, për të cilën nuk jam penduar, pavarësisht se situata në të cilën kam ushtruar mandatin ka qenë e minuar nga të gjitha anët. Për negociatat e nisura për zgjedhjen e Presidentit, në gjykimin tim janë një farsë sepse nuk shoh asnjë mundësi që opozita aktuale t’i imponohet mazhorancës, por shohim se mazhoranca po i imponohet një pjese të opozitës
Unë nuk kam bërë asnjë veprim të gabuar ndonëse situata ka qenë e minuar dhe kjo është parë qartë që nga momenti i djegies së mandateve nga opozita.
Të gjitha lojërat pas 25 prillit, janë për ti dhënë një legjitimitet që nuk e ka kjo shumicë. Për mua nuk ka asnjë problem nëse është një socialist me integritet për president”, tha Meta.