Vendosni fjalën kyçe....

Grida Duma: Dëshpërues rezultati, duhet marrë përgjegjësi edhe nga kreu i partisë


Nënkryetarja e PD-së Grida Duma ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 6 marsit duke e konsideruar atë dëshpërues.

Në një prononcim të shkurtët për mediet, Duma tha se qëndrimin para grupit parlamentar do ta bëjë publike pas përfundimit të mbledhjes.

“Padyshim është dëshpërues rezultati, në një mënyrë apo tjetër krejtësisht i papritur. Duhet marrë përgjegjësi por edhe vendime politike, padyshim që nga kreu i PD-së.

Kërkesat që unë do t’i bëj drejtpërdrejt, grupit, PD apo lidershipit do të njiheni pasi të përfundojë mbledhja.”- tha Duma para fillimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së.

Sipas rezultateve paraprake, Partia Demokratike doli forcë e tretë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, pasi nuk fitoi asnjë bashki. Pesë bashki u fituan nga Partia Socialiste dhe një nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë”.