Ditën e sotme u zhvillua në Gjykatën e Posaçme të Apelit seanca për grupin e Emiljano Shullazit.
GJKKO ka vendosur të dënojë me 14 vite burg Emiljano Shullazin. Me 12 vite burg për Gilmando Danin, krahun e djathtë të Shullazit; 10 vite burg për Endrit Qyqjan, 10 vite burg për Endrit Zelën, të konsideruar anëtarë aktiv të bandës dhe 9 vite burg për Blerim Shullazin.
Shullazi dhe anëtarët e bandës së tij akuzohen për një seri krimesh. Procesi gjyqësor u zhvillua nën masa të rrepta sigurie për shkak të çështjes së ndjeshme.
Gjykata e zhvilloi seancën e fundit pa praninë e avokatëve të Shullazit, duke argumentuar se ata po sfidojnë drejtësinë.
Po ashtu ajo raportoi se në seancë ishin të pranishëm Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja Endrit Zela ndërsa Blerim Shullazi nuk ishte pasi ka sjellë një deklaratë duke theksuar se është i sëmurë. Sipas gjykatës Blerim Shullazi nuk është vizituar tek mjeku i burgut dhe për këtë arsye kërkesa e tij për shtyrje të seancës nuk u pranua.
Që prej nisjes së procesit në dhjetor të vitit 2018, numri i seancave të shtyra në Apel ka qenë mbi 40, duke futur gjyqin në ngërç.
Në vitin 2018 Krimet e Rënda dënuan me 55 vite burg Emiljano Shullazin, Gilmando Danin, Endrit Qyqja dhe Endit Zela si dhe Blerim Shullazin. Për Shullazin u dha 14 vite burg, ndërsa ai bashkë me bandën e tij akuzohen për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobëvënie dhe kanosje për shkak të detyrës.