Vendosni fjalën kyçe....

Sherr në afërsi të portit të Jahteve në Orikum, shkrehet me armë. Plagoset me sende të forta një person


 

Një konflikt ka ndodhur në afërsi të portit të jahteve në Orikum ku një person ka mbetur i plagosur.

Gjatë konfliktit është shkrehur një herë me armë në ajër ndërsa dyshohet se shtetasi E.Sh 37 vjeç është dëmtuar me sende të forta.

“Në afërsi të portit të jahteve, Orikum, dyshohet se  si pasojë e një konflikti të çastit është dëmtuar dyshohet  me sende të forta nga persona ende të paidentifikuar, shtetasi E. Sh., 37 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se njëri prej personave  të përfshirë në konflikt ka qëlluar një herë me armë zjarri në ajër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.