Vendosni fjalën kyçe....

Paloka i përgjigjet Bardhit: Vota do tregojë kush është shumicë e kush pakicë e pakicës, çdo gjë tjetër është tallet me demokratët


Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Paloka, i është përgjigjur Sekretarit të Përgjithshëm Bardhi, pas deklaratave të këtij të fundit lidhur me çështjen e listës së 4200 anëtarëve të Kuvendit që kërkojnë mbledhjen e tij, sipas pretendimeve të ish-kryeministrit Berisha.

Ai shkruan se kjo çështje e rëndësishme në të cilën ndodhet PD-ja nuk zgjidhet me sllogane e duke u fshehur pas pikave e presejeve të statutit.

Paloka thekson se anëtarët e PD-së nuk e kanë hallin se kush do mbajzë zyrat apo selinë e partisë ndërkohë që enden rrugëve nën goditjet e nje qeverie monstër.

Ai shton gjithashtu se vota është në themel të demokracisë dhe se do tregojë kush është shumicë e kush pakicë ndërsa gjithçka tjetër është tallje me demokratët.

“Nuk zgjidhet kriza qe po kalojme as duke perseritur pa fund sllogane pa vlere e as duke rrotulluar para e mbrapa statutin per tu fshehur. Po nuk pame realitetin ne sy , po nuk i dhame zgjidhje problemeve tona, por vazhdojme te fshihemi pas pikave e presjeve te statutit apo procedurave te sajuara, kjo do te thote te tallesh me vullnetin, shpresen dhe dinjitetin e demokrateve. Antaret e PD nuk kane hallin se kush do te mbaje zyrat apo karriget ne seline e partise nderkohe qe ata enden rrugeve  nen goditjet e nje qeverie e kryeministri monster! Demokratet presin qe drejtuesit e tyre ti udheheqin drejt rikthimit te PD ne pushtet pasi te kemi rrezuar kete regjim antishqiptar e kjo nuk behet duke u fshehur. Vota eshte ne themel te demokracise! Vota tregon dhe kush eshte shumice  apo pakice e pakices . Vota eshte dhe zgjidhja per situaten e krizes qe po kalojme. Gjithshka tjeter, “po” eshte tallje me demokratet !” – shkruan Paloka.