Vendosni fjalën kyçe....

Mediu jep alarmin: Rusia po provokon konflikt në Ballkan duke përdorur Serbinë, rrezikohet Kosova e krejt rajoni


Deputeti Fatmir Mediu ka dhënë alarmin e rritjes së tensioneve në Ballkan, që sipas tij rrezikon jo vetëm Bosnjën po edhe Kosovën e me gjerë krejt rajonin.

Gjatë fjalës në Kuvend ai tha se Rusia nëpërmjet Serbisë kërkon të provokojë konflikt të armatosur në Bosnjë, po edhe në Kosovë për të rritur fuqinë e saj në rajon dhe për t’i bërë kësisoj presion SHBA-së e BE-së.

Po kështu ai i kërkoi qeverisë që të ‘ngacmojë’ NATO-n lidhur me raportet e fundit duke shtuar se armatosja e Serbisë me armatime të rënda, nuk bëhet për paqe.

“Rajoni rrezikon konflikte të armatosur. Të inicura nga Rusia e zbatues i tij Serbia nëpërmjet Republika Srpska në Bosnjë. Alarmi vjen nga agjenci të ndryshme të sigurisë por vendi i vetëm që ka reaguar deri tani është vetëm Kroacia. Serbia është pajisur me armë sulmuese e jo mbrojtëse nga Rusia e Kina. Alarmi vjen edhe nga i dërguari britanik në Bosnjë i cili paralajmëron për një konflikt të armatosur. Rusia po përgatit një konflikt të armatosur në Ballkan, që mbetet e kërkon të kthehet në rajonin e fuqizimit të Moskës. Zyrtarët rusë po nxisin Serbinë të bëhet fuqi dominuese në Ballkan duke u vënë në shërbim të interesave ruse. Operativë të agjencive ruse e serbe po provokojnë tensione në Kosovë e Bosnjë. Sot situata nuk është më ajo e viteve ’90. Serbia e Kina jaë fuqizuar së tepërmi dhe kanë kaluar në sulm ndërkohë që interesi i SHBA-së është i drejtuar drejt përballjes me Kinën.” – tha Mediu.