Vendosni fjalën kyçe....

Si ju duket komedia e aktoreve të Fierit? Gazetares nuk i ka pëlqyer (VIDEO)


Nuk është fort e qartë nëse është një lloj reklame negative me qëllim që të tërheqin vëmendjen por një komedi e tri aktoreve në Fier vërtet që ka ngjallur kërshëri.

Bëhet fjalë për komedinë e Sara Bogatit, vënë në skenë nga aktoret Mimoza Marjanaku, Rudina Nallbani dhe Miola Sitaj. Sitaj është edhe regjisore, bashkë me Bruno Shllakun.

Megjithatë gazetarja Laureta Roshi edhe pse ngre lart lojën aktoriale, mendon se teksti i dobët e rrëzoi talentin e tyre.

Juve si ju duket komedia nga kaq sa mund të shihni në këtë video?