Vendosni fjalën kyçe....

Rama pas tubimit të Bashës në Kukës: Zoti i ruajt të verbërit me dy gishta nga vdekja


Edhe sot kryeministri Edi Rama ka bërë një koment lidhur me tubimin e radhës të fushatës të rivalit të tij Lulzim Basha.

Ai vijon të krahasojë pamjet e takimeve të Bashës me mbështetësit e tij, me pamjet nga dy tendar e ngritura në Sheshin Skënderbej në kryeqytet ku po kryhet vaksinimi anti-Covid i qytetarëve.

Rama e quan kreun e PD-së një drejtues pa karakter, pa përgjegjshmëri dhe të pacipë, ndërsa uron që simpatizantët e tij t’i ruajë Zoti nga vdekja.

“Dy pamjet e një bote të ndarë, mes një populli që respekton rregullat, mbron jetën e vaksinohet dhe një turme që tërhiqet në rrugën e infektimit e të rrezikut për jetën, nga një drejtues pa karakter, pa përgjegjshmëri, pa cipë!

TurpLulëzim

*Zoti i ruajt të verbërit me dy gishta nga plagosja e largqoftë vdekja, siç ndodhi në Malin e Zi ku këto lloj marshimesh elektorale rritën infektimet e sollën vdekje njerëzish.”- shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *