Vendosni fjalën kyçe....

Lindja e Australisë përballet me shira dhe përmbytje


Bregdeti lindor i Australisë është përballur me reshje të dendura shiu, ku disa zona janë përmbytur. Mediat botërore raportojnë se uji i vërshimeve u fut nëpër shtëpi, bllokoi rrugë dhe e ndërpreu energjinë elektrike.

Ndërkohë në Sydney, autoritetet u bënë thirrje banorëve që të qëndrojnë në shtëpi, sepse një digë e madhe është mbushur dhe uji ka filluar të dalë jashtë saj si dhe një tornado i vogël e goditi pjesën periferike perëndimore.

Në shumicën e bregdetit të rajonit të Uellsit të Ri Jugor, ku banon rreth një e treta e popullsisë 25-milionëshe e Australisë, tashmë është shënuar rekord i reshjeve të shiut për muajin mars. Autoritetet kanë paralajmëruar se reshjet mund të vazhdojnë edhe disa ditë, shkruan Reuters.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *