2021-shi ka mbërritur në Zelandën e Re. Pavarësisht situatës së pazakontë për shkak të koronavirusit, shfaqja e përvitshme e fishekzjarreve nuk mungoi në kryeqytet.
Madje ndryshe nga vendet e tjera, Zelanda e Re nuk i ka ndaluar qytetarët e saj të dalin në mesnatë për të festuar. Megjithatë ata kanë zbatuar distancën sociale duke qëndruar 1.5 metra larg nga njëri-tjetri.
Turma rreth Sky Tower bërtiti me ngazëllim në orën 23:45 kur një burrë në sistemin e adresave publike njoftoi: “Kemi vetëm 15 minuta”.