Vendosni fjalën kyçe....

Ndihmës anestezisti gjendet pa shenja jete në hollin e spitalit privat në Tiranë


Gjendet pa shenja jete një ndihmës anestezist në hollin e një spitali privat në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth otës 08:35 të mëngjesit.

Policia thotë se në trupin e 46-vjeçarit nuk kishte shenja dhune dhe për këtë arsye besohet se ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

“Më datë 21.09.2020, rreth orës 08:35, në hollin e një spitali privat , është gjetur pa shenja jete, ndihmës anestezisti i spitalit, shtetasi M.A., 46 vjeç.
Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune, ku dyshohet se është vdekje natyrale.”- njofton policia.

Megjithatë grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *