Nëse kaloni në Liqenin e Kasharit në këto momente, do të ndesheni me një pamje tronditëse.
Kjo sepse i gjithë bregu i Liqenit është i mbushur me peshq të ngordhur. Eksperti për çështjet Bujqësore, Hysni Gurra i cili ka kaluar atje këtë mëngjes, na ofron pamjet nga liqeni.
Ai thotë se s’mund t’i japë dot një shpjegim se cili është shkaku për këtë dukuri.
“Dola për kafen e mëngjesit në Liqenin e Kasharit për t’u qetësuar, u trishtova!
Nuk e di cili është shkaku, por i gjithë bregu rreth e rrotull ka një dukuri të tillë, peshq të ngordhur!” – shkruan Gurra krahas videos së publikuar.
Rreth e rrotull liqenit janë ngritur bare por dukshëm shihet mirëmbajtja nga organet kompetente edhe pse qytetarët nuk ngurojnë ta vizitojnë atë./Hashtag.al