Vendosni fjalën kyçe....

Trump kërkon të rihapë kishat e xhamitë këtë fundjavë


Presidenti amerikan Donald Trump kërkon të rihapë kishat dhe objektet e tjera fetare, duke i konsideruar si të nevojshme dhe t’i përjashtojë ato nga bllokimet e pandemisë.

Trump u ka bërë thirrje guvernatorëve të lejojnë rihapjen e tyre këtë fundjavë, duke i konsideruar si “jetike”.

Trump bëri një deklaratë të shkurtër dhe shmangu pyetjet – në dhomën e konferencave të Shtëpisë së Bardhë.

“Sot identifikoj objektet fetare: kishat, sinagogat, xhamitë si objekte jetike që ofrojnë shërbime esenciale”- tha Trump.

 “Me orientim nga unë, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve do të nxjerrë udhëzime për komunitetet fetare”, shtoi presidenti. “Disa guvernatorë i konsiderojnë dyqanet që shesin alkool, apo klinikat që kryejnë aborte si objekte esenciale, por kanë përjashtuar kishat e xhamitë. Nuk është e drejtë”, u shpreh presidenti, citon Daily Mail.

Në disa shtete, guvernatorët kanë ngritur shqetësimin se në fillim të masave për distancim fizik, disa objekte fetare vazhduan shërbesat. Duke iu referuar ekspertëve, ata paralajmërojnë për rrezikun e përhapjes së koronavirusit në mjeside të mbyllura si në kisha, sinagoga apo xhami.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *