Kjo fundjavë do jetë si e shkuara për sa i përket lëvizjes. Lajmi është dhënë nga kryeministri Rama me një postim të shkurtër në Facebook.
“Kjo fundjavë do të vijojë njësoj si e shkuara. Ta kaloni sa më qetë”, shkruan Rama në Facebook.
Fundjavën e shkuar pensionistët janë lejuar të dalin nga banesa deri në orën 10 të mëngjesit ndërsa prindërit me fëmijë nën 14 vjeç nga ora 11 e paradites deri në orën 17 e 30 të pasdites.
Ndërkohë nëse i referohemi fundjavës së shkuar ndalohet lëvizja me makina përveç kategorive të përjashtuara më herët.