Vendosni fjalën kyçe....

Prej 24 orësh pyjet në malin e Krujës janë në flakë, kërkohet ndërhyrje nga ajri


Që prej ditës së djeshme, pyjet e malit të Krujës janë në flakë, me asnjë ndërhyrje nga zjarrfikësit deri tani.

Sipas News 24, zjarrfikësit thonë se terreni ku ka rënë zjarri është i vështirë dhe e bën të pamundur ndërhyrjen nga toka të tyre.

Kërkohet që ndërhyrja të bëhet nga ajri pasi dhjetëra hektarë pyje po digjen pa ndalim.

Në ditët e fundit ka patur një numër të madh zjarresh në vend, të cilët sipas ekspertëve janë të qëllimshëm dhe dyshohet se bëhen për hapje parcelash për kultivim kanabisi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *