Vendosni fjalën kyçe....

Yuri Kim takon, Ramën, Bashën dhe Metën, Ambasada zbulon temat e diskutimit


Ambasadorja amerikane Yuri Kim ditën e sotme ka zhvilluar një takim me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Ilir Meta dhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha.

Nëpërmjet një deklaratë për mediat, ambasadorja ka zbuluar se në takim është folur për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit për donacionet gjatë konferencës në Bruksel dhe duke thënë se SHBA do monitorojë procesin për të pasur një transparencë më të madhe.

Gjithashtu Kim tregon se u diskutua edhe për hapat e rëndësishme të që duhen marrë në javët e ardhshme.

Këtë herë takimet janë mbajtur jashtë vëmendjes së kamerave dhe mediave. 

“Sot u takova me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Ilir Meta dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit dhe pritshmëritë e Shteteve të Bashkuara. Për sa i përket specifikisht, konferencës së donatorëve në Bruksel, ne besojmë se ajo pasqyron solidaritetin, mbështetjen dhe dëshirën e komunitetit ndërkombëtar për ta ndihmuar popullin shqiptar në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit.

Diskutuam gjithashtu edhe për pritshmëritë për transparencë dhe llogaridhënie përgjatë gjithë këtij procesi. Përveç konferencës së donatorëve, diskutova edhe për hapat e rëndësishëm që Shqipëria duhet të ndërmarrë në javët e muajt e ardhshëm, duke treguar pjekuri, respekt për institucionet dhe besim në proceset demokratike.

Presim që udhëheqësit shqiptarë të sillen në mënyrë të tillë që të jetë e përgjegjshme dhe për të mirën e popullit shqiptar. Ne e sigurojmë popullin shqiptar se ne do të jemi aty për të vëzhguar dhe kontribuar”-thuhet në deklaratë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *