Vendosni fjalën kyçe....

E dinin të vdekur prej shumë vitesh, “ringjallet” halla e Kim Jong-un


Halla liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, e cila nuk ishte parë në publik që nga ekzekutimi i burrit të saj, është rishfaqur si mysafire nderi në një festë zyrtare.

Kim Kyong-hui, motra e Kim Il-sung, që mbajti një ndikim të rëndësishëm në politikën e Koresë së Veriut nën babanë e saj dhe më vonë nën vëllain e saj, nuk ishte parë që nga viti 2013.

Në dhjetor të po këtij viti burri i saj, Gjenerali i fuqishëm Jang Song-thaek, u arrestua e pasi u akuzua për tradhëti u ekzekutua me pushkatim.

Rënia e Jang çoi në spekulime në media se familja e tij gjithashtu do të spastrohej. Zhdukja e mëpasme e Kim Kyong-hui nga skena publike çoi në spekulimet se ajo ishte burgosur, vetëvrarë, helmuar apo kishte ndërruar jetë nga problemet shëndetësore.

Sidoqoftë, 73-vjeçarja është e gjallë dhe është fotografuar e ulur pranë nipit dhe gruas së tij, Ri Sol-ju, gjatë një shfaqjeje në Teatrin Samjiyon të Phenianit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *