Vendosni fjalën kyçe....

Vidhnin banesat e dëmtuara nga tërmeti, arrestohen dy persona në Durrës


Dy persona janë arrestuar në qytetin e Durrësit, nën akuzën se vidhnin banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Identiteti i plotë i të arrestuarve nuk bëhet i ditur, por jepen vetëm inicialet e tyre: E. Ll., 30 vjeç, banues në Durrës dhe A. K., 47 vjeç, banues në lagjen nr 13 Durrës, i dënuar dhe më parë për vjedhje.

“Vidhnin në banesat e dëmtura nga tërmeti, por kapen dhe vihen në praga dy shtetas si autorë të dyshuar të disa vjedhjeve.

Në kuadër të masave për parandalimin e vjedhjeve të banesave të dëmtuara nga tërmeti, zbardhjen dhe kapjen e autorëve të atyre vjedhjeve të ndodhura më parë, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, pas një pune hetimore disa ditore, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ndjekja”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

  1. Ll., 30 vjeç, banues në Durrës dhe A. K., 47 vjeç, banues në lagjen nr 13 Durres, i dënuar me parë për vjedhje.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Dy personat u arrestuan në kuadër të operacionit policor “Ndjekja”, pas dyshimeve se në bashkëpunim me njëri -tjetrin, kanë kryer vjedhje në disa banesa në lagjen nr 13 dhe në lagjen nr 17 në një kompleks banesash, banesa të pa banuara pasi janë dëmtuar nga tërmeti, ku kanë marrë orendi shtëpiake, dyer e dritare dhe sende të tjera me vlerë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin edhe të rasteve të tjera që dyshohet se janë kryer nga këta persona .

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *