Vendosni fjalën kyçe....

Në një tryezë me Gjiknurin për Reformën Zgjedhore/ Çupi: Fitore e marrëveshjes së opozitës me ndërkombëtarët


Ish-deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka komentuar uljen në një tavolinë ditën e sotme të opozitës me mazhorancën për Reformën Zgjedhore duke e quajtur një fitore të opozitës e arritur së bashku me ndërkombëtarët.

Ajo çfarë sot është pozitive për politikën shqiptare është se kjo ishte një marrëveshje e zotit Basha me ndërkombëtarët. Kjo është dhe me deklaratat e përgëzimit nga ambasadat e BE-së, SHBA-së dhe OSBE-së. Do të veçoja deklaratën e SHBA. Kjo konsiderohet fitore e opozitës shqiptare dhe qytetarëve shqiptarë. Kjo është ajo çfarë sot qytetarët shqiptarë kanë prekur, një marrëveshje e opozitës, e zotit Basha me amerikanët, me Bundestagun gjerman për t’i dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme”-deklaroi Çupi në emisionin Real Story në News24.

Ditën e sotme përfaqsuesit e opozitës së bashkuar Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili u ulën në një tryezë me përfaqësuesin e mazhorancës Damian Gjiknuri si edhe bashkëkryetaren Rudina Hajdari për të rënë dakord për Reformën Zgjedhore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *