Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në Vlorë. Ngjarja është regjistruar në lagjen “Kushtrimi” pranë kupolës së avionëve.
Sipas policisë, viktima është identifikuar si një 34-vjecar me inicialet K.D. Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së 34-vjeçarit, por paraprakisht dyshohet se mund të ketë pësuar ndonjë arrest kardiak pasi ka patur probleme me zemrën.
Në trupin e tij nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera.