Vendosni fjalën kyçe....

Rënie tavani në Qytet Studenti, reagon Bashkia e Tiranës: Fake News i PD-së, dëme minimale nga tërmeti


Bashkia Tiranë ka reaguar pas lajmit se në godinën e Qytetit Studenti ka rënë suvaja.

Nëpërmjet një njoftimi Bashkia e quajti lajmin si të pavërtetë duke thënë se dëmet janë shkaktuar nga tërmeti dhe se janë minimale.

Më tej Bashkia ka atakuar edhe Partinë Demokratike se shpërndan lajme të pavërteta.

Njoftimi i Bashkisë:

Nisur nga një lajm i pavërtetë që qarkulloi sot në një media pranë Partisë Demokratike, lidhur me dëmtimin e Godinës nr. 20 në Qytetin Studenti, Bashkia e Tiranës dëshiron të sqarojë se:

Pas tërmetit të fortë të 21 Shtatorit, në Qytetin Studenti ka pasur dëme minimale, të tipit plasaritje suvaje, se në shumë ndërtesa në zonën e prekur nga tërmeti. Bashkia e Tiranës kërkoi një verifikim të specializuar të dëmtimeve nga Instituti i Ndërtimit, i realizuar më datë 27 Shtator 2019, i cili konstatoi dëme në rifiniturat e objektit, si plasaritje dhe çarje të suvatimeve, pa probleme për strukturën mbajtëse të godinës.

Bashkëlidhur gjeni edhe aktin e ekspertimit nga Inspektorati i Ndërtimit.

Gjate këtij viti, Bashkia e Tiranes ka investuar dhe ndërhyrë në të gjitha godinat e Qytetit Studenti, për herë të parë që nga viti 1989, kur ato u ndërtuan. Investimet përfshijnë rikonstruksionin, suvatimin, meremetimin dhe lyerjen e 600 dhomave dhe fasadave në 7 konvikte (godina nr. 5, 20, 21, 26, 27, 27, 28) që kapin vlerën e 170 milion lekëve. Po ashtu, me ndihmën e donatorëve janë rikonstruktuar plotësisht 396 nyje sanitare; 335 ambiente higjiene (dushe), nga të cilat 135 janë ambiente të reja në 13 konvikte; si dhe, 13 salla të reja studimi.

Por, sot një fake neës i qëllimshëm i medias pranë Partisë Demokratike, nxorri në një konferencë absurde një zëdhënëse të PD, për të mashtruar për herë të dytë brenda ditës shqiptarët. Studentët, por edhe qytetarët e Tiranës, duhet ta dinë se gjatë qeverisjes së PD në vitet 2005-2013, investimi i vetëm i tyre për Qytetin Studenti është lyerja me gëlqere e mureve të godinave dhe asgjë më shumë.

Deklarata e PD është po aq qesharake sa edhe vetë lidershipi i saj, që siç duket ka kapitulluar në dëshpërim të plotë, duke u kthyer në një portal mashtruesish profesionistë, tashme të dënuar edhe nga gjykata, dhe prodhuese fake neës-esh.

Bashkia e Tiranës do të vijojë investimet e saj në përmirësimin e kushteve të godinave në Qytetin Studenti dhe me mbështetjen e qeverisë gjermane, do realizojë rivitalizimin total të QS.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *