Vendosni fjalën kyçe....

SHBA dhe Kina nisin bisedimet për daljen nga konflikti tregtar


Përfaqësuesi amerikan i Tregtisë, Robert Lighthizer dhe sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin u takuan sot me homologët e tyre kinezë për t’u përpjekur të dalin nga konflikti tregtar, njoftoi një përgjegjës amerikan.

“Dy ministrat e qeverisë Trump diskutuan me zëvendëskryeministrin kinez Liu He dhe ministrin kinez të Tregtisë, Zhong Shan për të vazhduar negociatat që synojnë të zgjidhin çështjet tregtare mes Kinës dhe SHBA-së”, njoftoi një përgjegjës amerikan, duke shtuar se dy palët vlerësojnë që këtë diskutime duhet të vazhdojnë.

Gjatë samitit të G20-ës në Osaka në fund të qershorit, presidenti Donald Trump dhe Xi Jinping kishin evituar situatën më të keqe duke dekretuar një armëpushim në luftën e tyre tregtare duke i hapur rrugën rikthimit të bisedimeve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *