Fanatikët e ISIS-it e kanë përdorur djegien e katedrales së Notre Dame në Paris vetëm disa ditë para Pashkëve, për të përcjellë mesazhet e tyre.
Përmes një posteri të shpërndarë në rrjetet sociale të katedrales në flakë, grupi i ISIS uron: “Një ditë të mbarë”.
Djegien e katedrales pak ditë përpara festës më të rëndësishme të besimtarëve të krishterë “Pashkëve”, fanatikët e ISIS-it e quajnë ‘ndëshkim dhe dënim’, sipas studiuesve të inteligjencës terroriste.
Posteri thotë: ‘Ndërtimi i saj filloi në vitin 1163 dhe përfundoi në 1345. Është koha për t’i thënë lamtumirë politeizmit tuaj oratorik”.
Sipas “Daily Mail”, mesazhi i hidhur u shfaq në rrjet ndërkohë që zjarrfikësit luftonin me flakët mbrëmjen e së hënës.
Zyra e prokurorit të Parisit tha se po e trajtonte zjarrin si një aksident, duke përjashtuar zjarrvënien e qëllimtë dhe motivet e mundshme të terrorizmit, të paktën tani për tani.
Ndërkohë që xhihadistët festojnë në internet, Franca dhe bota mbajnë zi për shkatërrimin e një simboli të lavdishëm të qytetërimit perëndimor.