Mijëra qytetarë i janë drejtuar policisë së Tiranës.
Ata janë larguar nga protesta para parlamentit dhe i janë drejtuar Drejtorisë së policisë.
Në krye të protestuesve qëndrojnë ish-deputetët e opozitës së bashkuar.
Sipas krerëve të opozitës, arsyeja e vajtjes te drejtoria e policisë janë veprimet arbitrare dhe terrori i ushtruar nga policia ndaj banorëve të Unazës së Re.