Vendosni fjalën kyçe....

Aksidentohet makina e policisë, përplaset me “Benz”-in te “21-shi” (FOTO)


Një automjet i policisë është aksidentuar sot në orët e para të mëngjesit në kryeqytet.

Mësohet se makina e policisë është përplasur me një automjet tip “Benz”, pranë kryqëzimit të “21 Dhjetorit”.

Sipas të dhënave paraprake, fatmirësisht nuk flitet për të lënduar por vetëm për dëme materiale.

Ende është e paqartë se si ndodhi përplasja mes dy automjeteve, por policia ka nisur punën për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *