Vendosni fjalën kyçe....

Emigrantët shqiptarë mbi 5 orë pritje në të ftohtë në pikën kufitare (VIDEO)


Pas festave të fundvitit, emigrantët nga Kosova dhe Shqipëria që po kthehen në shtetet e Perëndimit, janë në pritje në pikën kufitare në Merdare, disa prej tyre deri në 5-6 orë.

“Gazeta Ekspress” shkruan se emigrantët detyrohen të presin në pikën kufitare me Serbinë, në Merdare në kushtet e një moti tejet të ftohtë.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se për të dalë nga Kosova, në Merdare pritet 280 deri në 300 minuta, ndërsa në pikat tjera kufitare nuk ka pritje.

Mbrëmjen e kaluar emigrantët janë vizituar nga deputeti i Kosovës, Labinot Tahiri, i cili u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i ndihmojnë bashkatdhetarët me batanije, ndërsa edhe vetë ka bërë të njëjtën gjë.

“Në emrin e qytetarëve të Kosovës, për ju vëllezër e motra kurbetqarë, jam nisur në Merdare në kufi, për t’ju dhënë nga vetja sadopak nga një batanie për rrugë! Edhe pse e di që i keni të gjitha, si shenj e pritjeve me orë të gjata me vrau ndergjegja që të qëndrojë i ulur në shtepi! Dhe u nisa tani për atje. Zoti ju bekoftë të gjithë shqiptarëve! Shihemi pas pak! Labinot Tahiri, Ferizaj, Kosovë e Shqipërisë.”, shkruan Tahiri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *