Rradhë kilometrike në pikën doganore të Kakavijës. Mësohet që prej orës 19:30 është bllokuar kalimi nga pala greke. Kjo rradhë është krijuar pasi pala greke ka probleme me sistemin.
E njëjta situatë është edhe në pikën doganore të Kapshticës. Qytetarët ankohen pasi kanë disa orë që presin në rradhë në pikat doganore.