Roma dukej një ekip i shpërbërë në momentin kur drejtimin e klubit verdhekuq e mori Klaudio Ranieri. Por tekniku i njohur italian, i cili la pensionin për t’u kthyer në pankinë për skuadrën e zemrës, ka përsëritur një nga mrekullitë e tij, teksa i ka sjellë rezultatet dhe bindjen verdhekuqve…