Vendosni fjalën kyçe....

Ndërkombëtare

Irani thotë se është i gatshëm t’i adresojë shqetësimet e SHBA-së për programin e tij bërthamor

Teherani është i gatshëm t’i adresojë shqetësimet e Shteteve të Bashkuara lidhur me veprimtarinë e tij bërthamore, por heqja dorë nga pasurimi i uraniumit nuk është në tavolinë e bisedimeve, tha ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, përcjellë nga Radio Evropa e Lirë. Uashingtoni dhe Teherani po përgatiten për…

Administrata Trump padit shtetin e Maine për lejimin e sportistëve transgjinorë në sportet e vajzave

Administrata e presidentit Donald Trump paditi të mërkurën shtetin e Maine, duke e akuzuar se nuk po respekton përpjekjet federale për të ndaluar pjesëmarrjen e sportistëve transgjinorë në garat e vajzave dhe grave, duke e përshkallëzuar kështu debatin nëse shteti po vepron në përputhje me ligjin federal që ndalon diskriminimin…

Sekretari i Shtetit Rubio dhe i dërguari i posaçëm i Trump, Witkoff, drejt Parisit për bisedime mbi luftën në Ukrainë

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, po udhëton drejt Parisit së bashku me të dërguarin e posaçëm amerikan, Steve Witkoff, për bisedime me zyrtarë europianë në funksion të synimit të presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë. Vizita e diplomatëve…

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, konfirmon pjesëmarrjen në paradën e 9 Majit në Moskë, pavarësisht paralajmërimeve të BE-së

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka rikonfirmuar se do të udhëtojë në Moskë për të marrë pjesë në paradën ushtarake të “Ditës së Fitores” më 9 maj, duke sfiduar hapur paralajmërimet nga Bashkimi Evropian dhe kritikët ndërkombëtarë për afërsinë e tij me Kremlinin. “Askush nuk mund të më urdhërojë se…

Gjykata e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar vendos se përkufizimi ligjor i gruas bazohet në seksin biologjik

Gjykata e Lartë e Mbretërisë së Bashkuar ka vendosur se termat “grua” dhe “seks” në Ligjin për Barazi të vitit 2010 i referohen seksit biologjik, jo gjinisë së përvetësuar.  Vendimi përfaqëson një fitore të rëndësishme për aktivistët që kundërshtojnë përfshirjen e personave trans në hapësirat e përcaktuara vetëm për gra…

Franca tërheq të dërguarin e saj në Algjeri e hakmerret, dëbon 12 zyrtarë algjerianë

Franca tha të martën se do dëbojë 12 zyrtarë algjerianë, pasi tensionet mes Parisit dhe Algjerit u përshkallëzuan pas dëbimit më herët të 12 zyrtarëve francezë. “Në përgjigje të vendimit të tyre të pajustifikuar dhe të pakuptueshëm, ne po dëbojmë 12 zyrtarë algjerianë dhe po tërheqim ambasadorin tonë për këshillime”,…

Kina ndërron negociatorin tregtar

Kina ka emëruar një negociator të ri tregtar, në një kohë kur përballja ekonomike me Shtetet e Bashkuara po përshkallëzohet ndjeshëm.  Li Chenggang është zyrtari i ri që do të drejtojë bisedimet tregtare, duke zëvendësuar Wang Shouwen, i cili kishte një rol kyç në marrëveshjen tregtare të vitit 2020 mes dy superfuqive ekonomike.…