Vendosni fjalën kyçe....

Lajme

Meta kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, avokati: Presidenti real i Shqipërisë do dalë, të gjithë Madurot në burg

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë (GJKKO) po shqyrton sot kërkesën e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”. Avokati i Metës, Kujtim Cakrani, deklaroi para mediave se, sipas tij, të gjithë “Madurot”, duke ironizuar kryeministrin Edi Rama, do të…

Ministria e Shëndetësisë: Në spitalin e Traumës janë paraqitur pesë pjesëmarrës të protestës, midis tyre dy efektivë policie

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas përplasjes së ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme mes Policisë dhe aktivistëve e mbështetësve të lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, ku u lëndua edhe drejtuesi i saj, Adriatik Lapaj. Sipas njoftimit zyrtar, në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës janë paraqitur gjithsej pesë…

Zhupa: Media e lirë thelbësore për demokracinë, mesazh për 35-vjetorin e “Rilindjes Demokratike”

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar me një mesazh për 35-vjetorin e gazetës “Rilindja Demokratike”, duke vënë në dukje rëndësinë e medias së lirë në funksionimin e demokracisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zhupa citoi Thomas Jeffersonin, duke theksuar se “liria jonë varet nga liria e mediave”,…

Policia heq karriget e aktivistëve të “Shqipëria Bëhet”

Tensionet janë rikthyer përpara Kryeministrisë, ku aktivistë të lëvizjes “Shqipëria Bëhet” janë rikthyer në protestë, duke vijuar rezistencën e tyre që zgjat prej disa javësh. Ndërsa protestuesit po informonin mbi arrestimet dhe procedimet penale ndaj disa anëtarëve të lëvizjes, forcat e policisë kanë ndërhyrë duke hequr sërish karriget e vendosura…

Ndërhyrja e policisë në protestën e Lapaj, Tabaku: Shteti reagoi me dhunë sepse u tremb

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Median dhe të Drejtat e Njeriut, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër ndaj ndërhyrjes së policisë gjatë protestës së zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke e cilësuar dhunën ndaj protestuesve paqësorë si të papranueshme dhe në kundërshtim të hapur me standardet demokratike europiane. Në reagimin e saj, Tabaku…