Vendosni fjalën kyçe....

Rama për opozitën: Shkojnë dhe lehin në Bruksel


Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Asambleja e PS-së në Lushnjë se opozita po shpif dhe po sulmon Shqipërinë në Bruksel, duke synuar bllokimin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Ai theksoi se këto veprime, sipas tij, do të kthehen kundër vetë opozitës.

Edhe Maqedonia e Veriut gati ishte në luftë civile, por opozita nuk shkonte dhe shante në Bruksel. Na e thonë të tjerët atje; ore si ka mundësi!.

Me keqardhje e bëjnë ata, që na kanë pas, por në fakt as pas nuk i kemi.

Ata mendojmë se do na mund ne duke lehur në Bruksel Sa më shumë ta bëjnë këtë, aq më shumë do të zhyten.

Jo të gjithë do të gëzohen që Shqipëria po bën sukses.”, tha ai.